Bota

E para! Misioni privat japonez përgatitet të "zbarkojë" në Hënë

Pas një udhëtimi tre mujor, misioni është në fazën përfundimtare.

25 Prill 2023, 18:47 Nga k.m.
E para! Misioni privat japonez përgatitet të "zbarkojë"
Foto ilustruese

JAPONI- Pas një udhëtimi tre mujor, Hakuto-R Mission 1 i kompanisë japoneze po përgatitet të ulet në Hënë. Është hera e parë që një pajisje e ndërtuar dhe e drejtuar nga një ent privat po përgatitet të prekë sipërfaqen e satelitit të Tokës.

Përpjekja do të bëhet pas orës 19:00 të së martës dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

Anija kozmike u nis nga Canaveral, Florida më 11 dhjetor dhe iu deshën tre muaj për të arritur në Hënë. Hakuto-R mbart automjetin e vogël Rashid, i cili u ndërtua nga Qendra Hapësinore Mohammed bin Rashid në Emiratet e Bashkuara Arabe.

hene

Sondazh

Poll