Sport

FC Mariupol, klubi ukrainas që ‘rilindi’ në Brazil: "Ta mbajmë gjallë ekipin, deri sa të kthehet në shtëpi"!...

Associação Atlética Batel do të përpiqet të mbrojë trashëgiminë e ekipit ukrainas

25 Prill 2023, 17:06 Nga DOSJA
FC Mariupol, klubi ukrainas që ‘rilindi’ në Brazil:

BRAZIL - Një klub futbolli në Brazilin jugor miratoi emrin, stemën dhe fanellat e FC Mariupol, e cila pushoi së ekzistuari në vitin 2022, për shkak të pushtimit rus të qytetit në Ukrainën lindore.

Associação Atlética Batel, e cila aktualisht luan në divizionin e tretë të shtetit të Paraná, tha të hënën se do të përpiqet të mbrojë trashëgiminë e ekipit ukrainas "derisa ai të mundë të kthehet në shtëpi".

Klubi shpjegoi në mediat sociale, se vendimi është një mënyrë për të lejuar FC Mariupol të vazhdojë të ekzistojë. "Le ta mbajmë ekipin gjallë. Le t'i bëjmë ngjyrat edhe më të ndritshme," shtoi ai.

Associação Atlética Batel e ka selinë në Guarapuava, një qytet në rajonin e Prudentópolis, ku rreth 75% e 52.000 banorëve janë pasardhës të emigrantëve ukrainas.

“Ky është komuniteti më i madh ukrainas në Amerikën Latine dhe janë ata që do të adoptojnë FC Mariupol, derisa skuadra të kthehet për të luajtur në atdheun e saj”, shtoi klubi.

FC Mariupol mbylli dyert e tij pothuajse një vit më pare, pasi objektet dhe stadiumi u dëmtuan nga bombardimet ruse të Mariupolit, një qytet që ishte nën rrethim nga forcat ruse.

Të shtunën, ish-zv.presidenti i FC Mariupol kishte thënë në një konferencë virtuale për shtyp, se njerëzit e lidhur me klubin ishin "shumë emocionalë dhe mirënjohës për iniciativën.

Të kemi një ekip në vendin e futbollit, në anën tjetër të botës, që lufton për të mbajtur gjallë emrin tonë në këtë periudhë të errët të historisë sonë, na lë pa fjalë”,- tha Andriy Sanin.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, presidenti i Batel, Alex Lopes, kujtoi se Ukraina i ka hapur gjithmonë dyert e saj për futbollistët brazilianë dhe mbrojti, dhe se tani i takon Brazilit ta kthejë këtë gjest.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll