Bota

Në vitin 2013 u kap me 1 kg kanabis, 46-vjeçari në Singapor dënohet me varje

Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë, për të cilat thotë se janë të nevojshme për të mbrojtur shoqërinë.

25 Prill 2023, 17:50 Nga a.l
Në vitin 2013 u kap me 1 kg kanabis, 46-vjeçari në Singapor
Tangaraju Suppiah

SINGAPOR- Një 46-vjeçar i identifikuar me emrin Tangaraju Suppiah është dënuar me vdekje nga autoritetet në Singapor pasi u kap në vitin 2023 me 1 kg drogë të llojit kanabis. Mediat e huaja raportojnë se aktivistët kanë dalë kundër këtij vendimi duke pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme. Nga ana tjetër autoritetet thonë se kanë planifikuar ekzekutimin e tij për ditën e mërkurë, shkruan BBC. 

Ditët e fundit anëtarët e familjes dhe aktivistët i dërguan letra presidentit të Singaporit Halimah Yacob në një lutje të minutës së fundit për mëshirë, ndërsa miliarderi britanik Sir Richard Branson ka bërë thirrje për ndalimin e ekzekutimit dhe rishikimin e rastit.

"Unë e di që vëllai im nuk ka bërë asgjë të keqe. Unë i bëj thirrje gjykatës që të shqyrtojë çështjen e tij nga fillimi," u tha gazetarëve motra e Tangaraju, Leela Suppiah, në një konferencë shtypi.

Ky do të jetë ekzekutimi i dytë i zbatuar nga autoritetet në Singapor, ku vitin e kaluar u dënua me vdekje një njeri me aftësi të kufizuara për të njëjtën akuzë, atë të trafikut të drogës. Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë, për të cilat thotë se janë të nevojshme për të mbrojtur shoqërinë.

singapori tangaraju suppiah

Sondazh

Poll