Sport

Lojtarët do të rimbursojnë tifozët e Spurs, që ishin në disfatën me Newcastle...

Futbollistët e Spurs, teksa u kërkojnë ndjesë tifozëve për humbjen turpëruese 6-1 në St. James's Park, vendosit edhe t’i dëmshpërblejnë ata fiananciarisht

25 Prill 2023, 16:25 Nga DOSJA
Lojtarët do të rimbursojnë tifozët e Spurs, që ishin

ANGLI - Lojtarët e Tottenhamit do t'i rimbursojnë tifozët që dëshirojnë dhe kanë qenë të pranishëm në disfatën e rëndë në shtëpinë e Newcastle me rezultatin 6-1, kur pjesa e pare ishte 5-0.

"Si ekip, ne e kuptojmë zhgënjimin dhe zemërimin tuaj. Ne e dimë se fjalët nuk mjaftojnë në situata të tilla, por na besoni, se një humbje si kjo dhemb.

Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj, në shtëpi dhe jashtë dhe me këtë në mendje, ne do të donim t'u kthenim tifozëve koston e biletave në stadiumin St James' Park.

Përsëri, mbështetja juaj do të thotë gjithçka për ne. Së bashku, dhe vetëm së bashku, ne mund t'i çojmë gjërat përpara", thuhet në deklaratë.

Si pasojë e goditjes ndaj skuadrës, trajneri i përkohshëm Cristian Stellini u largua nga ekipi. Spurs aktualisht janë në vendin e 5-të, me 53 pikë në 32 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll