Sport

Ancelotti për Camavingan: "Fizikisht ka motorin e një Ferrari, jo të një Cinquecento"

Trajneri italian i ‘los blancos’ flet me superlative për mesfushorin francez

25 Prill 2023, 16:04 Nga DOSJA
Ancelotti për Camavingan: "Fizikisht ka motorin e një Ferrari, jo

SPANJE - Real Madrid hap sot xhiron e 31-të të La Ligës në Katalonjë, kundër Gironas (19:30), i vetëdijshëm se shanset për të arritur titullin janë gjithnjë e më të pakta, krahasuar me epërsinë e Barcelonës prej 11 pikësh. Por Carlo Ancelotti nuk ndalet së besuari.

“Detaje të vogla përcaktuan këtë diferencë, por ne duam ta shkurtojmë në ndeshjet e ardhshme”,- tha trajneri italian, i cili vlerësoi Éder Militão dhe mbi të gjitha të riun Camavinga: “Ai po përfiton nga koha që luan si anësor për të përmirësuar kufijtë e tij. 

Ai është shumë i ri dhe duhet të piqet në përvojë dhe njohuri taktike. Por teknikisht ai nuk ka asgjë për të mësuar dhe fizikisht ka motorin e një Ferrari, jo të një Cinquecento…” Megjithatë, Ancelotti zbuloi se francezi do të pushojë, ashtu si edhe Benzema, i cili nuk u thirr.

Sot në aksion është edhe Betisi (5), nga Rui Silva dhe William, ndaj Real Sociedad (4), në një duel vendimtar për të ruajtur ëndrrën për të arritur në Champions League.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll