Sport

A është i dëmtuar Bruno Fernandes? Fotoja e shpërndarë nga gruaja ngjall dyshime...

Ana Pinho shkaktoi një frikë të vogël te fansat e Manchester United

25 Prill 2023, 15:57 Nga DOSJA

A është i dëmtuar Bruno Fernandes? Fotoja e shpërndarë

ANGLI - Manchester United nuk ka konfirmuar asgjë deri më tani, por një foto e shpërndarë nga Ana Pinho në rrjetin social Instagram, bëri që shtypi anglez të rrisë mundësinë që Bruno Fernandes të jetë i dëmtuar dhe mund të mos jetë për ndeshjen me Tottenhamin, të planifikuar për të enjten.

Në foto shihet mesfushori portugez në divan, me një këpucë mbrojtëse në këmbën e djathtë dhe me paterica të mbështetur në divan. Të gjitha të dhënat flasin për një dëmtim të mundshëm të rëndë, por e vërteta është, se fakti që Ana Pinho nuk ka fshehur asnjë detaj në foto mund të ketë një tjetër kuptim...

A është i dëmtuar Bruno Fernandes? Fotoja e shpërndarë

Bruno Fernandes, mbani mend, u largua me ankesa në duelin e së dielës ndaj Brighton, në gjysmëfinalen e FA Cup, pasi në atë kohë u zëvendësua në minutën e 101-të nga Wout Weghorst.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll