Bota

Ushtria ukrainase: Grupi Wagner do të shkatërrohet në Bakhmut

Ai njoftoi se dje u vranë 175 rusë dhe u plagosën 213 të tjerë. 

25 Prill 2023, 16:15 Nga a.l
Ushtria ukrainase: Grupi Wagner do të shkatërrohet në Bakhmut
Grupi ëagner

UKRAINË- Zëdhënësi i grupit lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhiy Cherevati deklaroi se operacioni i Bakhmutit kundër suhtrisë ruse po vijon, ndërsa grupi mercenar 'Wagner' është drejt shkatërrimit. Ai njoftoi se dje u vranë 175 rusë dhe u plagosën 213 të tjerë, shkruajnë mediat e huaja. 

Nëse Wagnerët do të luftojnë siç kanë luftuar deri më tani, me kaq shumë humbje, kjo do të thotë se ne do t'i shkatërrojmë plotësisht ëagnerët në Bakhmut dhe ata nuk do të ekzistojnë më”, shtoi ai. 

Grupi Wagner, i njohur gjithashtu si PMC Wagner, është një organizatë paraushtarake ruse. Ajo përshkruhet ndryshe si një kompani private ushtarake (PMC), një rrjet mercenarësh ose një ushtri private de facto e presidentit rus Vladimir Putin. Grupi operon përtej ligjit sepse kontraktorët privatë ushtarakë janë zyrtarisht të ndaluar në Rusi. Ndërsa vetë Grupi Wagner nuk është i drejtuar ideologjikisht, elementë të ndryshëm të Wagner janë lidhur me neo-nazistët dhe ekstremistët e djathtë.

grupi wagner

Sondazh

Poll