Sport

“Alarm i kuq” tek PSG, 370 milionë euro humbje…

“Humbja” ka të bëjë me periudhën nga 1 korriku 2021 deri më 30 qershor 2022, ku janë investuar 181,000,000 euro.

25 Prill 2023, 13:17 Nga DOSJA
“Alarm i kuq” tek PSG, 370 milionë euro humbje…

FRANCE - Probleme të mëdha financare për klubin francez Paris Sant Germain, i cili në vitet e kaluara shpenzoi pamasë, për pasojë tani tregon një “humbje” financiare marramendëse dhe në verë pritet të vijojë me shitjet,  para së gjithash, Neymar, i cili është në listën e zezë.

Sipas DNCG, organi që rregullon kontrollin financiar në Francë, humbja e kampionëve francez është afër 370,000,000 euro . “Humbja” ka të bëjë me periudhën nga 1 korriku 2021 deri më 30 qershor 2022, ku janë investuar 181,000,000 euro. 

Është për t’u theksuar se pagat tek Paris Saint-Germain u rritën në një buxhet që shkon deri në 729,000,000 euro! Kujtojmë se UEFA ka vendosur tashmë sanksione ndaj PSG-së, i cili mori një paralajmërim se dënimi do të jetë “më i rëndë” në rast se nuk balancon llogaritë e tij.

Kështu lindin dhe bëhen edhe më serioze raportimet që flasin se Neymar do të jetë së bashku me lojtarë të tjerë në derën e daljes. Sipas “Foot Mercato”, braziliani i është propozuar si tek Chelsea ashtu edhe tek Manchester United. Vlen të theksohet se “Ney”, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, thuhet se dëshiron të largohet, pasi nuk ka marrëdhënie të mira me drejtorin sportiv të klubit, Luis Campos .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll