Sport

Krijohet UEC, promovuar nga Javier Tebas, premton të mbrojë klubet "e vogla"...

Një bashkim i ri i inkurajuar nga presidenti i La Ligës, Javier Tebas, sapo ka nisur. Me ambicien për të mbrojtur “klubet e vogla dhe të mesme”.

25 Prill 2023, 12:24 Nga DOSJA
Krijohet UEC, promovuar nga Javier Tebas, premton të mbrojë klubet

BELGJIKE - Javier Tebas, presidenti i La Ligës spanjole, është aktiv në të gjitha frontet. Rregullisht në luftë me FIFA-n, UEFA-n dhe veçanërisht me "klubet shtet" si PSG, armiku i tij kryesor.

Ai tani militon kundër ECA-s, shoqatës evropiane të klubeve, të kryesuar nga … Nasser al-Khelaïfi, bosi parizien. Struktura konkurruese me ECA, me konturet ende disi të paqarta dhe e quajtur Unioni i Klubeve Evropiane (UEC), u zyrtarizua të hënën në Bruksel.

Me dëshirën për të përfaqësuar klubet "e vogla dhe të mesme" dhe për t’iu kundërvënë atyre "të mëdhenj", të cilët përqendrojnë pjesën më të madhe të të ardhurave. Edhe nëse “nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e ECA-s, por për të krijuar një kundërpeshë ndaj ndikimit që kanë klubet e mëdha, nëpërmjet ECA-s”, në menaxhimin dhe financat e futbollit evropian, siguroi specialistja e së drejtës sportive, Katarina Pijetlovic duke paraqitur këtë bashkim i ri.

Kjo nismë mbështetet nga Tebas, i cili përsërit rregullisht se “ECA është Superliga në lëvizje të ngadaltë”, duke denoncuar marrëveshjet me UEFA-n, nga të cilat gjithmonë përfitojnë më shumë makinat e mëdha evropiane. Sipas tij, UEFA është e “sekuestruar”  edhe nga ECA. 

Por për momentin, UEC-ja nuk ka ende një ekip drejtues, apo statut dhe realisht asnjë anëtar, edhe pse njëqind klube të interesuara për këtë proces, kanë ardhur për të kërkuar informacion. Sido që të jetë, zhvillimi i tij nuk do të jetë domosdoshmërisht i lehtë, sepse ECA tani është pak më i hapur se disa vite më parë.

Në pranverën e vitit 2021, përpjekja e dështuar për të nisur një superligë disidente kishte ekspozuar lojën e dyfishtë të ECA-s, e kryesuar atëherë nga Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit në atë kohë. Që atëherë, ai është zëvendësuar nga Al-Khelaïfi, i cili nuk kishte hyrë në këtë aventurë si një anije e mbytur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll