Sport

Wayne Rooney befason: “Leo Messi nuk e meriton ‘Topin e Artë’ 2023”! Ja kush është futbollisti më i mirë i momentit…

Erling Haaland (22 vjeç) po thyen rekord pas rekord në një moshë relativisht të re, për këtë arsye ka filluar të konsiderohet nga disa zëra të rëndësishëm si futbollisti më i mirë i momentit.

25 Prill 2023, 12:01 Nga DOSJA
Wayne Rooney befason: “Leo Messi nuk e meriton ‘Topin e

ANGLI - Sulmuesi, i cili nënshkroi për Manchester City verën e kaluar, po bën përshtypje në sezonin e tij të parë në Angli dhe Wayne Rooney (37) është i habitur se pse po arrin sukses në ligën më të vështirë në botë. 

Sulmuesi legjendar i Manchester United shkoi aq larg në lëvdatat e tij për Haaland sa tha se norvegjezi e meriton të fitojë “Topin e Artë” 2023, trofeu për të cilin Leo Messi (35) është favorit i madh, pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës. 

“Erling Haaland është futbollisti më i mirë në botë për momentin. Leo Messi është më i miri në histori, por tani askush nuk luan më mirë se një sulmues që më lë pa frymë me nivelin që ka arritur, edhe pse kam thyer rekorde në pozicionin e tij.

Ai është më i miri në botë për numrat që ka, por edhe për mentalitetin që shfaq. Nëse po flasim se kush do ta fitojë “Topin e Artë”, mendoj se duhet të jetë ai, duke pasur parasysh formën e tij këtë sezon. Dhe pse nuk do të ishte ai?

224 gola në 264 ndeshje janë shenjë se ai nuk i ka ulur standardet. Ne kemi pasur epokën e Messit dhe Ronaldos, por tani është koha për epokën e Haaland dhe Mbappe”,- ka thënë Rooney, sipas mediave britanike. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll