Sport

Fillon eksodi tek Chelsea, largohet Mateo Kovaçiç!

Menaxheri i tij ka deklaruar se as që kanë nisur kontaktet për vazhdimin e kontratës që skadon në verën e vitit 2024. Për mesfushorin kroat 28-vjeçar është interesuar edhe Manchester City.

25 Prill 2023, 10:21 Nga DOSJA
Fillon eksodi tek Chelsea, largohet Mateo Kovaçiç!

ANGLI - Mateo Kovacic nuk do të vazhdojë karrierën te Chelsea dhe pritet të lirohet në verë, pasi nuk është në planet e drejtuesve për mesfushën e “bluve” në sezonin e ri.

Sipas mediave angleze, Liverpooli është afruar te “blutë” për asin e kombëtares kroate dhe drejtuesit e Chelseat po mendojnë ta largojnë atë, siç e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, Aleksandar Radosavlijevic, i cili ka udhëtuar për në Londër.

Madje ai ka deklaruar se as që kanë nisur kontaktet për vazhdimin e kontratës që skadon në verën e vitit 2024. Për mesfushorin kroat 28-vjeçar është interesuar edhe Manchester City.

B.T (Dojsa.al)

Sondazh

Poll