Bota

Spanja ‘piqet’ si në korrik, priten temperatura deri në 40 gradë, vendi rrezikohet nga zjarret

Temperaturat e larta, së bashku me lagështinë e ulët dhe erërat me shpejtësi mbi 30 kilometra në orë (18.6 milje në orë) do ta vënë pjesën më të madhe të vendit nën rrezik të lartë nga mundësia për tu aktivizuar vatrat e zjarreve.

25 Prill 2023, 08:05 Nga F.M
Spanja ‘piqet’ si në korrik, priten temperatura deri në 40
Spanjë

SPANJË- Spanja do të përjetojë temperatura deri në 40 gradë Celsius, ndërkohë që jemi ende në muajin prill. Reuters shkruan se temperaturat rekord priten mes të mërkurës dhe të premtes, nivele që normalisht shihen në korrik.

Një masë ajri jashtëzakonisht i nxehtë që lëviz drejt veriut nga Afrika do të bëjë që temperaturat të fillojnë të rriten në Gadishullin Iberik më 25 dhe 26 prill. Episodi do të arrijë kulmin më 27 dhe 28 prill, tha të dielën agjencia meteorologjike e Spanjës Aemet. 

Temperaturat e larta, së bashku me lagështinë e ulët dhe erërat me shpejtësi mbi 30 kilometra në orë (18.6 milje në orë) do ta vënë pjesën më të madhe të vendit nën rrezik të lartë nga mundësia për tu aktivizuar vatrat e zjarreve.

Banorëve u është kërkuar të marrin masa dhe të furnizohen me ujë.

moti ne spanje

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2023, 22:56 k.m.

CNN shkarkon prezantuesin Don Lemon

Don Lemon SHBA- Rrjeti televiziv amerikan CNN ka shkarkuar një prej prezantuesve të tij më të njohur, Don Lemon. Lajmin e ka bër&e...

Bota 24 Prill 2023, 22:51 k.m.

Shpërthimi në Pakistan vret 8 persona

Foto ilustruese PAKISTAN- Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në veriperëndim të Pakistanit të...