Bota

CNN shkarkon prezantuesin Don Lemon

Nuk janë bërë të ditura arsyet e largimit të prezantueses që kishte 17 vite në rrjetin amerikan.

24 Prill 2023, 22:56 Nga k.m.
CNN shkarkon prezantuesin Don Lemon
Don Lemon

SHBA- Rrjeti televiziv amerikan CNN ka shkarkuar një prej prezantuesve të tij më të njohur, Don Lemon. Lajmin e ka bërë të ditur në Twitter, duke sqaruar se ishte i befasuar nga vendimi dhe nuk ishte informuar nga menaxhmenti për ndërprerjen e bashkëpunimit të tyre.

“Unë u informova këtë mëngjes nga agjenti im se jam shkarkuar nga CNN. Jam i habitur. Pas 17 vitesh në CNN, do të kisha menduar se dikush do të kishte pasur mirësjelljen të ma thoshte këtë drejtpërdrejt,”- shtoi ai.

Në deklaratën e saj, CNN thotë se rrjeti ka "ndarë rrugët" me Lemon dhe se spikerit iu ofrua mundësia për t'u takuar me menaxhmentin, por zgjodhi të postonte një njoftim në llogarinë e tij personale në Twitter. Por asnjë nga njoftimet nuk specifikonte arsyet e largimit të Lemonit nga rrjeti.

Prezantuesi iu bashkua CNN në vitin 2006. Ai drejtoi emisionin “Don Lemon Tonight” për 8 vjet, dhe u shfaq veçanërisht gjatë presidencës së Donald Trump, të cilin e quajti “racist”. Trump përshëndeti largimin e Lemonit nga CNN. Në platformën “Truth Social” që përdor tani, ish-presidenti shkroi: E vetmja pyetje që bëj është, pse u desh kaq shumë kohë që të shkarkohej? 

Lemon u kritikua në fillim të këtij viti për komentet që ai bëri në transmetim gjatë një debati mbi një propozim nga Nikki Haley, kandidatja republikane për nominimin e partisë, që ata mbi 75 vjeç që duan t'i shërbejnë Shtëpisë së Bardhë të provojnë se janë të aftë mendërisht.

don lemon cnn

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2023, 22:51 k.m.

Shpërthimi në Pakistan vret 8 persona

Foto ilustruese PAKISTAN- Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në veriperëndim të Pakistanit të...