Bota

'Është qëllimi im…'/ Joe Biden i thotë 'po' rikandidimit për postin presidencial në SHBA

Për republikanët, mosha e tij është një pikë qendrore sulmi. Për demokratët, është një shqetësim i vërtetë, por është gjithashtu një avantazh. 

24 Prill 2023, 22:24 Nga a.l
'Është qëllimi im…'/ Joe Biden i thotë
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është pyetur nëse do të kandidojë sërish për president, nëse ai do të kërkojë mandatin e dytë. Por sonte, në prag të ditës që pritet të shpallë zyrtarisht, Joe Biden e konfirmoi këtë synim për Sky News.

“Është qëllimi im…” u përgjigj ai. 

A do të kandidoni përsëri, zotëri,” u pyet ai nga gazetarët e Sky News.

Po,” u përgjigj ai.

Ka qenë njoftimi më i pritur në Uashington DC.  Të gjithë kanë qëndruar skeptik dhe mendonin se Zonja e Parë Jill Biden do t’i thoshte “mjaft”. Sepse ai do të jetë 82 vjeç në kohën e rizgjedhjes dhe 86 në fund të mandatit të ardhshëm. Për republikanët, mosha e tij është një pikë qendrore sulmi. Për demokratët, është një shqetësim i vërtetë, por është gjithashtu një avantazh. 

joe biden

Sondazh

Poll