Bota

Zhvillime të papritura: Gjykata Speciale urdhëron që dosja e një të akuzuari të transferohet nga Kosova në Hagë

Nuk dihet as kush është i akuzuari, e as për çfarë rasti bëhet fjalë.

25 Prill 2023, 07:50 Nga DOSJA
Zhvillime të papritura: Gjykata Speciale urdhëron që dosja e
Hagë

KOSOVË- Një zhvillim i ri dhe i papritur është bërë publik nga Dhomat e Specializuara të Hagës. Atje, Gjykata Speciale nëpërmjet një vendimi ka kërkuar nga gjykatat në Kosovë transferimin e një lënde për një të akuzuar për krime lufte. Deri më tani, nuk ka pasur as edhe një informacion se Specialja po e heton ndonjë rast tjetër përveç të akuzuarve që janë aktualisht në Hagë. Vendimi është i vitit 2021, por që është bërë publik tani.

Nuk dihet as kush është i akuzuari, e as për çfarë rasti bëhet fjalë. Të gjitha dokumentet janë të redaktuara, dhe si rezultat nuk ka informacione për to. Ajo që dihet është se vendimi kërkon nga gjykatat në Kosovë që dosja e një të akuzuari për krime lufte, të transferohet në Gjykatën Speciale të Hagës. Ngjashëm sikur në disa raste, lëndët transferohen nga një gjykatë apo prokurori në tjetrën në Kosovë. Nacionale sjell vendimin e marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Gillou.

VENDIMI:

(a) Dhomat e Specializuara kanë përparësi ndaj të gjitha gjykatave të tjera në Kosovë brenda juridiksionit të saj;

(b) Dhomat e Specializuara mund të urdhërojnë shtyrjen dhe transferimin e çdo procedure në Kosovë që kanë të bëjnë me çështjet nën juridiksionin e sajl;

(c) çdo gjykatë apo prokuror në Kosovë që ka marrë një urdhër të DSK për shtyrje do t’i transferojë Prokurorit të Specializuar çdo dhe të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me rastin e kërkuar pa vonesë; dhe

(d) një urdhër nga DSK për shtyrje është përfundimtar dhe i detyrueshëm.

URDHËRON [REDAKTUAR] që:

(a) SHTYJË dhe TRANSFEROJË, pa vonesë, [REDAKTUAR] në Dhomat e Specializuara;

(b) PEZULLOJ, pa vonesë, çdo procedurë në [REDAKTUAR], duke përfshirë [REDAKTUAR]; dhe

(c) TRANSFEROJ, pa vonesë, çdo dhe të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me [REDAKTUAR], duke përfshirë çdo rezultat të hetimeve dhe të gjitha procesverbalet gjyqësore, tek Prokurori i Specializuar.

URDHËRON [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] që të përmbahen nga zbulimi i ekzistencës së këtij urdhri ose përmbajtjes së tij, përveç atyre, përfshirja e të cilëve është rreptësisht e nevojshme për transferimin dhe pezullimin e [REDAKTUAR], si dhe për transferimin e të gjitha dosjeve që kanë të bëjnë me çështjen.

Aty përmenden edhe dy dëshmitarë që kanë dëshmuar në një proces gjyqësor, e për të cilët Prokuroria kishte kërkuar që të kërkohen dosjet e tyre nga Kosova.

“Prokuroria parashtron se I REDAKTUAR është dëshmitar në REDAKTUAR dhe REDAKTUAR dëshmitar në REDAKTUAR. Në këto kapacitete, ai pritet të dëshmojë për krime në REDAKTUAR. Për këto arsye, Prokuroria parashtron se shtyrja e kërkuar është e përshtatshme, dhe se do të ishte e papërshtatshme dhe e parakohshme që REDAKTUAR të jetë subjekt i trajtimit nga gjykatat e tjera”, thuhet më tutje aty.

“Gjyqtari i vetëm vëren se [REDAKTUAR]. Për më tepër, provat [REDAKTUAR] janë drejtpërdrejt të rëndësishme për të paktën dy vende krimi në [REDAKTUAR]. Gjyqtari i vetëm vëren më tej se dëshmitari [I REDAKTUAR]. Prandaj, me qëllim për të siguruar që provat e [REDACTED] do të ruhen me qëllim që të paraqiten përpara [REDACTED], Gjyqtari i Vetëm konsideron se një urdhër për shtyrjen e procedurës [REDACTED] është i përshtatshëm”, thuhet në vendim.

Marrë nga Nacionale

gjykata e hages

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2023, 22:56 k.m.

CNN shkarkon prezantuesin Don Lemon

Don Lemon SHBA- Rrjeti televiziv amerikan CNN ka shkarkuar një prej prezantuesve të tij më të njohur, Don Lemon. Lajmin e ka bër&e...

Bota 24 Prill 2023, 22:51 k.m.

Shpërthimi në Pakistan vret 8 persona

Foto ilustruese PAKISTAN- Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në veriperëndim të Pakistanit të...