Bota

Reforma e pensioneve në Francë, Macron: Nuk isha i përfshirë aq sa duhet

Në një intervistë për të shënuar 1 vit nga rizgjidhja e tij në Pallatin Elysee, ai pranoi se duhet të ishte më i përfshirë për të mbrojtur reformat e pensioneve dhe njoftoi se do të angazhohet në debatin publik.

24 Prill 2023, 22:21 Nga a.l
Reforma e pensioneve në Francë, Macron: Nuk isha i përfshirë
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez pranoi se nuk ishte i përfshirë sa duhet në reformat e pensioneve. Një vit pas rizgjedhjes së tij, Macron po përballet me rezistencë nga francezët për reformën e pensioneve. Tashmë francezët do të dalin në pension në moshën 64 vjeç dhe jo 62 vjeç siç ishte, shkruajnë mediat e huaja. 

Ndoshta gabimi ishte që nuk isha mjaftueshëm prezente për të dhënë qëndrueshmëri dhe për ta kryer vetë këtë reformë,” tha presidenti francez.

Në një intervistë për të shënuar 1 vit nga rizgjidhja e tij në Pallatin Elysee, ai pranoi se duhet të ishte më i përfshirë për të mbrojtur reformat e pensioneve dhe njoftoi se do të angazhohet në debatin publik.

emmanuel macron

Sondazh

Poll