Bota

EOF në Greqi: Po hetohen 21 vdekje dhe 1600 raportime për efekte anësore nga vaksinat kundër COVID-19

Raporti përmban një total të raportimeve të lidhura për ngjarjet e supozuara të padëshiruara që janë dorëzuar në EOF në vitin 2022 me karton të verdhë.

24 Prill 2023, 23:01 Nga k.m.
EOF në Greqi: Po hetohen 21 vdekje dhe 1600 raportime për efekte
Foto ilustruese

GREQI- Më shumë se 1600 raportime për efekte anësore dhe 21 vdekje janë duke u hetuar nga autoritetet shëndetësore si të lidhura me vaksinimin kundër koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije për mediat greke E.O.F. Raporti përmban një total të raportimeve të lidhura për ngjarjet e supozuara të padëshiruara që janë dorëzuar në EOF në vitin 2022 me karton të verdhë.

Për vitin 2022, nga gjithsej 1633 raportime, 1344 janë deklaruar të rënda, ndërsa 40% kanë të bëjnë me moshat 30-49 vjeç. 6 nga 10 raporte të tjera të efekteve anësore janë shfaqur tek gratë. Gjithashtu në vitin 2022 janë raportuar 21 raste vdekjeje.

Sipas të dhënave: -2 nga këto raporte u vlerësuan se kishin një lidhje të mundshme me vaksinimin (e mundur), 1 me Comirnaty (Pfizer) dhe 1 me Vaxzevria (AstraZeneca). Ndërsa efektet anësore serioze kanë lidhje me çrregullimet e sistemit nervor dhe muskulor.

greqi

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2023, 22:56 k.m.

CNN shkarkon prezantuesin Don Lemon

Don Lemon SHBA- Rrjeti televiziv amerikan CNN ka shkarkuar një prej prezantuesve të tij më të njohur, Don Lemon. Lajmin e ka bër&e...

Bota 24 Prill 2023, 22:51 k.m.

Shpërthimi në Pakistan vret 8 persona

Foto ilustruese PAKISTAN- Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në veriperëndim të Pakistanit të...