Sport

Drejtoresha e Tiranës, pasi i hodhi fanelën arbitrit në kokë, kërkon falje pa pranuar gabimin: "Ndodh kudo...!"

"Kush ka qene sportist kupton dhe ndjesine nga padrejtesia, kush vazhdon ndjek sportin nëpër botë, shikon dhe reagimet e sportisteve, trajnereve dhe drejtoreve ekzekutiv."

24 Prill 2023, 18:27 Nga DOSJA
Drejtoresha e Tiranës, pasi i hodhi fanelën arbitrit në

TIRANE - Deborah Keçi, drejtoresha klubit shumësportë Tirana ka reaguar së fundmi në lidhje me gjestin që bëri pak ditë më parë në sfidën mes Tiranës dhe Besëlidhjes në ndeshjen e basketbollit.

Sipas saj është ndikuar nga emocionet dhe si një ish-sportiste i kupton këto gjeste josportive.

"Në sport, emocionet luajnë një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm për sportistin, por edhe për të gjithë ata që janë të përfshirë. Emocionet gjenerohen nga aktiviteti sportiv dhe nga ana tjetër mund të ndikojnë si tek sportistet, trajneret dhe drejtuesit e ekipeve.

Si ish-sportiste qe vazhdoj akoma te ushtroj aktivitet sportiv dhe te ndjej akoma emocione dhe kenaqesi nga sporti, si drejtuese e nje ekipi me emer në historinë e sportit shqiptar, është shumë e veshtirë të pranosh në heshtje dhe me kenaqesi nje padrejtesi qe i behet mundit dhe djerses se sportisteve dhe pasionit te tyre.

Kush ka qene sportist kupton dhe ndjesine nga padrejtesia, kush vazhdon ndjek sportin nëpër botë, shikon dhe reagimet e sportisteve, trajnereve dhe drejtoreve ekzekutiv. Por, në cilësinë e Drejtoreshës Ekzekutive, ju kërkoj ndjesë sportdashësve të pranishëm dhe shikuesve” – ka shkruar ajo në një postim në instagram.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll