Sport

Francë: Rritja e kufirit të pensionit “kërcënon” Formula 1 dhe Roland Garros

Francë: Reagimet e sindikatave për rritjen e kufirit të pensionit “kërcënojnë” shtyrjen e Grand Prix historik të Monakos për Formula 1 si dhe Grand Slam-in e tenisit, Roland Garros.

24 Prill 2023, 17:38 Nga DOSJA
Francë: Rritja e kufirit të pensionit “kërcënon”

FRANCE - Ligji për rritjen e moshës për të marrë pension në Francë është rritur nga 62 në 64 vjeç dhe ka shkaktuar reagime.

Demonstratat janë të përditshme dhe shpesh ka incidente të rënda. Situata në përgjithësi është e tensionuar, me kryetaren e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve Francez (CGT), Sophie Binet, që ka bërë thirrje për mobilizime të mëtejshme.

“Ne do të vazhdojmë mobilizimet tona deri në fund, nëse qeveria nuk e kupton se nuk ka rrugë tjetër veç tërheqjes së projektligjit. Ne do të qëndrojmë të palëkundur në këtë ”, tha ajo.

Konfederata synon të vazhdojë me mobilizime të reja, duke ndërprerë energjinë elektrike në disa vende lokale, por edhe në ngjarje të shtrirjes globale.

Protesta specifike quhet "100 ditë aksioni dhe zemërimi" , ku Binet deklaron se: "Festivali i Kanës, Grand Prix i Monakos, Roland Garros dhe Festivali Avignon mund të përfundojnë në errësirë" .

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="es" dir="ltr">???? Amenazas contra los &#39;jardines&#39; de Alonso y Nadal: el GP de Mónaco de <a href="https://twitter.com/hashtag/F1?src=hash&amp;ref_src=twsrc%5Etfw">#F1</a> y Roland Garros, en peligro<a href="https://t.co/G4mCfXfDNP">https://t.co/G4mCfXfDNP</a></p>&mdash; Fórmula 1-Atresmedia (@a3formula1) <a href="https://twitter.com/a3formula1/status/1650440012461211649?ref_src=twsrc%5Etfw">April 24, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll