Sport

Mediat britanike këshillojnë Gerrard: "Steve, qëndro larg Greqisë, ka korrupsion!"

Në tekst redaktori duke cituar burime greke shprehet se “do të ishte e pamatur nga ana e tij të punonte në ligën greke për shkak të korrupsionit të përfolur që ekziston”.

24 Prill 2023, 17:50 Nga DOSJA
Mediat britanike këshillojnë Gerrard: "Steve, qëndro larg

ANGLI - Daily Mail i kërkoi Steven Gerrard që të qëndrojë larg Greqisë! Faqja e njohur angleze, në një shkrim për transferimet e mundshme të trajnerëve anglezë, foli për skenarë që kishin përfshirë ish-kapitenin e Liverpoolit me stolin e Olimpiakos.

Gjithsesi, artikulli nuk ishte aspak pozitiv për futbollin grek: “Steven, rri larg Greqisë”, ishte titulli që i referohej Gerrard-it, ndërsa në tekst redaktori duke cituar burime greke shprehet se “do të ishte e pamatur nga ana e tij të punonte në ligën greke për shkak të korrupsionit të përfolur që ekziston”.

Madje, brenda shkrimit ka edhe një koment për incidentin me gjyqtarët polakë që ishin caktuar për Aris-AEK, por nuk e kanë arbitruar ndeshjen konkrete në fund, duke thënë se “u zëvendësuan nga arbitra grekë pas ngjarjeve të çuditshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll