Bota

“Jemi më të fortë se një vit më parë"/ Zelenskyy 'optimist' për një kundërsulm të suksesshëm

Presidenti nuk dha detaje të ofensivës, por tha se ushtria po përgatitet dhe autoritetet po bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta forcuar atë.

24 Prill 2023, 17:48 Nga a.l
“Jemi më të fortë se një vit më parë"/
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy është shprehur optimist, pasi pretendon se do të ketë një tjetër kundërsulm të suksesshëm të Forcave të Mbrojtjes kundër ushtrisë ruse. Presidenti nuk dha detaje të ofensivës, por tha se ushtria po përgatitet dhe autoritetet po bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta forcuar atë, shkruajnë mediat e huaja.  

Sipas presidentit, ndikimi i rrjedhjes së të dhënave nga Pentagoni në lidhje me kundërsulmin e Ukrainës ishte i parëndësishëm. Zelenskyy theksoi se ukrainasit besojnë në afërsinë e fitores në luftë. 

"Por ne po luftojmë. Jemi më të fortë se një vit më parë", theksoi ai.

Rusia nisi një luftë kundër Ukrainës në vitin 2014, kur ajo pushtoi Krimenë dhe një pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk. Më 24 shkurt 2022, Federata Ruse nisi një agresionin ndaj Ukrainës nga drejtimet veriore, lindore dhe jugore. 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll