Bota

Komiteti i Ministrave voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE/ Ironizon Brnabiç: Demokracia virtuale, liria dhe shteti ligjor

Brnabiç ka kontestuar demokracinë evropiane. 

24 Prill 2023, 17:09 Nga a.l
Komiteti i Ministrave voton pro anëtarësimit të Kosovës
Ana Brnabiç

SERBI- Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka reaguar pasi  Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Brnabiç ka kontestuar demokracinë evropiane. 

Ah, tani e kuptova!!! Ndoshta ka demokraci dhe sundim të ligjit në “botën virtuale” në Kosovë, dhe kjo është ajo që u pëlqen njerëzve ViolavonCramon dhe organizata të tilla si @freedomhouse  janë duke vlerësuar. Prandaj mbështetja për Prishtinën në @coe. Demokracia virtuale, liria dhe shteti ligjor”, ka shkruar ajo në Twitter.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.  Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022. 

ana brnabiç

Sondazh

Poll