Bota

Zgjedhjet e parakohshme, Vuçiç: Ndryshime tektonike në veri të Kosovës

Ai tha po ashtu se zgjedhjet paraqesin dështim të regjimit të Kurtit.

24 Prill 2023, 14:22 Nga I.A
Zgjedhjet e parakohshme, Vuçiç: Ndryshime tektonike në veri
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës kanë ndodhur ndryshime tektonike.

“Dje populli serb tregoi se kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme, para së gjithash nga bashkësia ndërkombëtare, dhe para së gjithash po i referohem fuqive perëndimore”, tha Vuçiç.

Ai tha po ashtu se zgjedhjet paraqesin dështim të regjimit të Kurtit.

“Nën një, [zgjedhjet e 23 prillit] janë debakël zgjedhor i Kurtit dhe QUINT-it. Nën dy, ky është një rezultat historik sepse nuk ka ndodhur kurrë në tokën evropiane. Nën tre, kjo tregoi unitetin e madh të popullit serb, disiplinën dhe përgjegjësinë e serbëve, gjë që nuk është parë në historinë moderne të kombit tonë”, tha Vuçiç.

aleksandër vuçiç zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll