Bota

Kurti për takimin me Vuçiç: Pres rezultate konkrete

Ai theksoi se është i gatshëm për takimin e 2 majit me presidentin serb dhe se pret rezultate konkrete nga ai takim.

24 Prill 2023, 13:31 Nga I.A
Kurti për takimin me Vuçiç: Pres rezultate konkrete
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se në takimin e radhës më presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të diskutohet se si marrëveshja e Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zbatohet pa vonesa. Ai theksoi se është i gatshëm për takimin e 2 majit me presidentin serb dhe se pret rezultate konkrete nga ai takim.

“Gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë. Takimi i radhës do të mbahen në Bruksel. Duhet të diskutohet se si edhe marrëveshje e Brukselit dhe marrëveshja e Ohrit do të zbatohen pa vonesa e në plotëni”, tha Kurti.

albin kurti aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll