Bota

Arrestohet biznesmeni italian i shpallur në kërkim nga Shqipëria, ishte me pushime në ishullin siçilian

30-vjeçar nga Palermo, kishte rezervuar në një hotel të njohur në atë zonë, por qëllimi i tij për të kaluar pushimet pa u vënë re dështuan falë bashkëpunimit të Shërbimit për Bashkëpunimin Policor i cili raportoi praninë e tij në ishull.

24 Prill 2023, 13:36 Nga I.A
Arrestohet biznesmeni italian i shpallur në kërkim nga Shqipëria,
karabinieret

ITALI- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria është arestua në Itali. Trapaniok shkruan se i riu, i akuzuar për evazion fiskal, u arrestua nga karabinierët në ishullin sicilian të Pantelleria, ku kishte vendosur të kalonte disa pushime.

30-vjeçar nga Palermo, kishte rezervuar në një hotel të njohur në atë zonë, por qëllimi i tij për të kaluar pushimet pa u vënë re dështuan falë bashkëpunimit të Shërbimit për Bashkëpunimin Policor i cili raportoi praninë e tij në ishull. Urdhër-arresti ndërkombëtar ishte lëshuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë, Shqipëri, më 2 qershor 2021 dhe personi ishte shpallur i arratisur nga autoritetet shqiptare.

Autoritetet italiane proceduan me arrestimin e tij me akuzën e evazionit fiskal dhe pesë vite burg. 30-vjeçari u transferua në burgun “Pietro Cerulli” në Trapani në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Palermos për vlerësimin e çështjes.

arrestohet biznesmeni italian i shpallur ne kerkim nga shqiperia

Sondazh

Poll