Sport

Holandë/ Feyenoord po shkon drejt titullit, +8 pikë! PSV Eindhoven mposht Ajax...

Feyenoord konsolidoi pozitën e tij drejtuese në Holandë, duke mposhtur Utrechtin (3-1) dhe është tetë pikë përpara PSV Eindhoven, i cili mundi Ajax (3-0).

23 Prill 2023, 19:32 Nga DOSJA
Holandë/ Feyenoord po shkon drejt titullit, +8 pikë! PSV Eindhoven

HOLANDE - Shumë i zhgënjyer nga eliminimi në çerekfinale të Europa League (1-0, 1-4 nga Roma), Feyenoord ishte nën presion kur priti Utrecht. Në të vërtetë, pak më herët, ndjekësi i tij, PSV, kishte mundur pastër Ajaxin (3-0), në veçanti falë një Xavi Simons, golashënues dhe pasues të madh.

Por klubi i Roterdamit nuk u zmbraps. Ai fitoi 3-1, duke ruajtur kështu epërsinë e tetë pikëve në Eredivisie, katër ndeshje nga fundi. Meksikani Santiago Giménez (22’) shënoi golin e tij të 12-të të sezonit, duke lejuar klubin e tij të shkojë drejt titullit. Paraqitje të mrekullueshme bëri turku Orkun Kokcu (22 vjeç), i përfshirë në dy nga tre golat e shënuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll