Bota

Putin "shkarkon" komandantin e Flotës së Paqësorit, nuk dërgoi marinsat në Ukrainë

Admirali Sergei Avakyants u përpoq të mbronte njerëzit e tij që të mos bëheshin 'mish për top' në Ukrainë.

23 Prill 2023, 19:25 Nga k.m.
Putin "shkarkon" komandantin e Flotës së Paqësorit, nuk
Sergei Avakyants

MOSKË- Vladimir Putin thuhet se ka shkarkuar një zyrtar të lartë ushtarak pasi ky i fundit refuzoi të dërgonte njerëz nën komandën e tij në frontin e luftës në Ukrainë. Admirali 66-vjeçar Sergei Avakyants u “largua” krejt papritur nga pozicioni i komandantit të flotës ruse në Paqësor.

Sipas postimeve të publikuara në llogaritë e Telegram, admirali u përpoq të mbronte njerëzit e tij që të mos bëheshin "mish për top" në Ukrainë. Një burim në shtabin e mbrojtjes ruse raportoi se Avakyants duke folur me kreun e Marinës ruse Nikolay Yevmenov i tha atij se ai nuk ishte i gatshëm të shkatërronte flotën e tij. 

Për këtë mosbindje, ai u pushua nga puna dhe u dërgua me pushime - më vonë do të transferohet në një rol diplomatik në Moskë. Një version tjetër pretendon se ai kishte mbushur moshën e pensionit, 65-vjeç, por u njoftua se do të merrte një rol përgjegjës për stërvitjen ushtarake.

Por mosha nuk është një pengesë e veçantë në Rusi, veçanërisht kur bëhet fjalë për një pozicion përgjegjësie. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu është 67 vjeç, presidenti rus Vladimir Putin është 70 vjeç dhe shefi i FSB-së Alexander Bortnikov është 71 vjeç. Megjithatë, skenari më i mundshëm për largimin e tij do të ishte ai i refuzimit të dërgimit të trupave në Ukrainë.

sergei avakyants lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll