Aktualitet

IKMT në aksion për shembjen e 60 objekteve në Radhimë, pronarët përplasen me Policinë: O gore, jemi me leje (VD)

30 Shtator 2019, 10:28 Nga DOSJA
IKMT në aksion për shembjen e 60 objekteve në Radhimë,

VLORË– Banorët e banesave në Radhimë që do të prishen nga IKMT-ja në kuadër të projektit të shëtitores në bregdet janë përplasur me inspektorët. Shumë prej pronarëve të këtyre ndërtesave shprehen se duan të njihen fillimisht me projektin. Në videot e publikuara nga Dosja.al shihet dhe dëgjohet përplasja e banorëve mes inspektoriatëve dhe forcave të policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.

Ore se keni mirë kështu. Kap andej kap këtej. Unë kam marrë leje,”- dëgjohet njëri.

T’ju vijë turp o maskarenj. Ti mos qesh ore, ore qelbësirë mos qesh. O vëlla, o gorë, o ropq**,”– bërtet njëri prej banorëve.

IKMT-ja ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e 64 objekteve në bregdetin e Radhimës. Kjo gjë bëhet për rehabilitimin e bregdetit të Vlorë. Por sapo është shembur një objekt kanë nisur përplasjes mes pronarëve dhe inspektorëve.  Sipas IKMT-së, banesat që do të prishen janë pa leje ose kanë mungesë dokumentacioni.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perplasja e pronareve me ikmt ne vlore prishja e objekteve ne radhime rehabilitimi i bregdetit perplasja e pronareve me ikmt ne vlore prishja e objekteve ne radhime rehabilitimi i bregdetit

Sondazh

Poll