Bota

Përpjekje për të dëbuar sa më shumë shqiptarë, qeveria britanike heq masat mbrojtëse për kërkesat e azilkërkuesve

Qeveria njoftoi në heshtje ndryshimin, i cili vlen për emigrantët që vijnë nga vendet të cilësuara si të sigurta nga Britania e madhe, ku ndër të tjera përfshihet Shqipëria por edhe Ukraina.

23 Prill 2023, 15:33 Nga a.l
Përpjekje për të dëbuar sa më shumë
Emigrantët në Britani

BRITANI- Ndërsa përpiqen të përshpejtojnë deportimin e emigrantëve shqiptarë me varka të vogla, ministrat britanikë kanë hequr masat mbrojtëse që parandalonin gjykimin e padrejtë të kërkesave të azilkërkuesve. Qeveria njoftoi në heshtje ndryshimin, i cili vlen për emigrantët që vijnë nga vendet të cilësuara si të sigurta nga Britania e madhe, ku ndër të tjera përfshihet Shqipëria por edhe Ukraina.

Media prestigjioze “The independent” në një artikull shkruan se vendimi i marrë 'në heshtje' po përdoret kryesisht në lidhje me shtetasit shqiptarë, pasi shtetasit e vendeve të tjera në listë, ku përfshihen Bolivia, Koreja e Jugut dhe Serbia aktualisht nuk përbëjnë një numër të konsiderueshëm azilkërkuesish ose migrantësh me varka të vogla.

Referuar burimeve të cituara nga mediat, ligji aktual nuk po zbatohet në mënyrë të barabartë në lidhje me azilkërkuesit e tjerë, ndërsa shoqatat kanë akuzuar qeverinë për diskriminim. Vendimi, vjen pasi Rishi Sunak është nën presion për të përmbushur zotimin e tij për të pastruar numrin e kërkesave të mbetura për azil para qershorit 2022 deri në fund të këtij viti. 

emigrante ne britani

Sondazh

Poll