Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Konjufca thirrje qytetarëve: Vota juaj do të ketë ndikim të madh

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Konjufca shkruan se procesi zgjedhor në 4 komunat veriore, po organizohet në atmosferë të qetë dhe demokratike.

23 Prill 2023, 15:01 Nga a.l
Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Konjufca thirrje qytetarëve:
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ftuar qytetarët me të drejtë vote, që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje që po mbahen në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Konjufca shkruan se procesi zgjedhor në 4 komunat veriore, po organizohet në atmosferë të qetë dhe demokratike. Më tej, Konjufca ka thënë se vota e qytetarëve do të ketë ndikim të madh në vendimmarrje lokale dhe ndryshime të përgjithshme pozitive.

"Sot, në një atmosferë të qetë dhe demokratike po mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat e Republikës së Kosovës, përkatësisht në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara. Prandaj i ftoj qytetarët me të drejtë vote të këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale. Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj", shkruan ai. 

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

glauk konjufca zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll