Bota

Situatë e qetë në Leposaviç, vetëm disa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Pavarësisht situatës së qetë, qytetarët nuk po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

23 Prill 2023, 15:07 Nga a.l
Situatë e qetë në Leposaviç, vetëm disa qytetarë
Leposaviç

KOSOVË- Procesi i votimeve në 4 komunat veriore është duke vazhduar i qetë. Deri më tani nuk është raportuar ndonjë incident. Pavarësisht situatës së qetë, qytetarët nuk po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë kanë votuar vetëm tre qytetarë.

Deri në orën 11:00 sipas të dhënave nga KQZ-ja 313 qytetarë vetëm kanë votuar në katër komunat në veri. Situata vazhdimisht është duke u monitoruar nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i. 

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll