Bota

Ironizoi zgjedhjet në veri të Kosovës/ Mimoza Kusari-Lila i përgjigjet Brnabiç: Këtë ditë Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm

Kusari-Lila i është përgjigjur Brnabiçit duke thënë se duhet të kujtojë ditën e sotme, si ditën kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm.

23 Prill 2023, 14:25 Nga a.l
Ironizoi zgjedhjet në veri të Kosovës/ Mimoza Kusari-Lila i
Mimoza Kusari-Lila

KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiç, e cila ironizoi përmes fotove nga pikat e votimit ku kishte prezencë të Policisë së Kosovës, se këto janë zgjedhjet e lira me forca të armatosura. Kusari-Lila i është përgjigjur Brnabiçit duke thënë se duhet të kujtojë ditën e sotme, si ditën kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm.

“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur Serbia humbi zyrtarisht çdo mundësi për ndikim të mëtejshëm përmes zyrtarëve serbë të zgjedhur në Kosovë. I vetmi mjet për Serbinë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri më tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës. Është një ditë e vonuar, por më në fund është këtu”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll