Bota

Rusia dëbon 20 diplomatë gjermanë/ Zakharova: Berlini po shkatërron grupin e marrëdhënieve ruso-gjermane

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova e cila thekson se Berlini po shkatërron grupin e marrëdhënieve ruso-gjermane. 

23 Prill 2023, 14:46 Nga a.l
Rusia dëbon 20 diplomatë gjermanë/ Zakharova: Berlini po
Maria Zakharova

RUSI-  Qeveria ruse po dëbon disa diplomatë gjermanë nga vendi. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova e cila thekson se Berlini po shkatërron grupin e marrëdhënieve ruso-gjermane. 

Autoritetet gjermane kanë vendosur për një tjetër dëbim masiv të punonjësve të misioneve diplomatike ruse në Gjermani. Ne i dënojmë fuqishëm këto veprime të Berlinit, i cili vazhdon të shkatërrojë në mënyrë sfiduese të gjithë grupin e marrëdhënieve ruso-gjermane”, tha ministria në një deklaratë , duke argumentuar se veprimet e Gjermanisë ishin “armiqësore”.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk specifikoi se sa diplomatë do të dëbonte, megjithëse zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova i tha televizionit shtetëror Zvezda se Moska kishte vendosur të dëbonte më shumë se 20.

Rusia tha se e mori vendimin si përgjigje ndaj urdhërit të Gjermanisë për një “dëbim masiv” të diplomatëve rusë, pa specifikuar detaje të mëtejshme. Ministria e Jashtme gjermane konfirmoi për gazetën gjermane Deutschlandfunk vetëm se kishte qenë në kontakt me autoritetet ruse në lidhje me çështjet e personelit, shkruajnë mediat e huaja. 

Gjermania ishte informuar për lëvizjen në fillim të muajit, shtoi ministria e jashtme ruse në deklaratë. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tensionet mes Moskës dhe Berlinit janë rritur. Në prill të vitit të kaluar, qeveria gjermane dëboi rreth 40 diplomatë rusë nga vendi. 

maria zakharova

Sondazh

Poll