Bota

Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës i pakënaqur me ndihmën e aleatëve: Mbështetja duhet të jetë 10 herë më e madhe

Melnyk ka nisur një apel për vendet perëndimore që të investojnë një për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për të blerë armë për Ukrainën.

23 Prill 2023, 13:42 Nga a.l
Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës i pakënaqur me
Andriy Melnyk

UKRAINË- Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës Andriy Melnyk, falënderoi aleatët për ndihmën ushtarake të dhënë deri më tani, por theksoi se nuk është e mjaftueshme, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ukraina, ka nevojë për dhjetë herë më shumë", shkroi ai në Tëitter. 

Melnyk ka nisur një apel për vendet perëndimore që të investojnë një për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për të blerë armë për Ukrainën. Për të përmbushur kërkesën e zëvendësministrit ukrainas, Italia, bazuar në të dhënat e Istat për vitin 2022, duhet të investojë rreth 19,1 miliardë euro. Nga ana tjetër, Gjermania duhet të shpenzojë 38,67 miliardë lekë. 

andryi melnyk

Sondazh

Poll