Bota

TRONDITËSE në Kenia/ Zhvarrosen 21 trupa, pastori i urdhëroi të mos hanë që të takonin 'Jezusin', nisin HETIMET

Pastori Makenzie Nthenge dyshohet se ka urdhëruar ndjekësit e Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë që të mos hanë në mënyrë që të takojnë Jezusin. 

23 Prill 2023, 13:49 Nga a.l

TRONDITËSE në Kenia/ Zhvarrosen 21 trupa, pastori i urdhëroi

AFRIKË- Të paktën 21 trupa në Kenia që mendohet se janë anëtarë të një kulti të vdekjes nga uria janë zhvarrosur nga autoritetet. Pastori Makenzie Nthenge dyshohet se ka urdhëruar ndjekësit e Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë që të mos hanë në mënyrë që të takojnë Jezusin, shkruajnë mediat e huaja. 

Policët zhvarrosën të vdekurit në një pyll jashtë qytetit bregdetar të Malindit. Zyrtarët paralajmëruan se numri i të vdekurve të kultit të krishterë mund të rritet ndërsa ata vazhdojnë të pastrojnë pyllin Shakahola.

Javën e kaluar, 15 anëtarë të dobësuar të kishës u shpëtuan nga autoritetet, por 4 vdiqën para se të arrinin në spital. Të mbijetuarit, 7 burra dhe 4 gra të moshës 17 deri në 49 vjeç, u dërguan në spital, 3 prej tyre në gjendje kritike, pasi u shpëtuan më 14 prill. 

Charles Kamau, oficeri i hetimeve penale për nën-qarkun Malindi, tha se ata u radikalizuan nga një anëtar i një kishe.

"Ata vuajtën nga uria pasi u radikalizuan nga një anëtar i caktuar i një kishe, i cili u tha atyre se puna e tyre në këtë botë ishte kryer... dhe ata prisnin të vdisnin dhe të shihnin, krijuesin e tyre”, tha Kamau. 

Policia keniane më pas njoftoi se kishte zhvarrosur trupat të premten, pasi kishte shënuar pjesë të tokës me shkopinj dhe shirit të verdhë. 

Sondazh

Poll