Bota

'Babai më tha që është krenar për mua'/ Djali i zëdhënësit të Kremlinit: Luftova me grupin Wagner në Ukrainë

 Nikolai Peskov, djali i zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov deklaron se ka shërbyer në Ukrainë si pjesë e grupit mercenar rus 'Wagner'. 

23 Prill 2023, 12:58 Nga a.l
'Babai më tha që është krenar për mua'/ Djali
Dmitry Peskov dhe Vladimir Putin

RUSI- Nikolai Peskov, djali i zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov deklaron se ka shërbyer në Ukrainë si pjesë e grupit mercenar rus 'Wagner'. 

Peskov thotë se u nis për në front me iniciativën e tij. 'E konsiderova detyrën time', tha ai. Djali i zëdhënësit dyshohet se shërbeu për gjashtë muaj nën një emër të supozuar për të fshehur identitetin e tij të vërtetë dhe mori një medalje për trimëri.  Sa i takon qëndrimit të zëdhënësit të Kremlinit për zgjedhjet e të birit, Noikolai tha se ai është krenar për të, ndërsa i referoi se ka marrë vendimin e duhur, shkruajnë mediat e huaja. 

Ai është krenar për mua, mendoj. Babai më tha që mora vendimin e duhur”, komentoi ai në lidhje me qëndrimin e zëdhënësit të Kremlinit. 

Peskov është një shembull i rrallë i një familjari të një zyrtari të lartë rus që merr pjesë në luftë, në vijën e parë të frontit.

nikolai peskov

Sondazh

Poll