Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Prokuroria monitoron procesin e votimit, deri tani nuk ka incidente

Në njoftim thuhet se, që nga ora 7 e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët së bashku me Policinë e Kosovës janë të angazhuar, në stacione policore të 4 komunave, për të mbikëqyrur nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

23 Prill 2023, 12:13 Nga a.l
Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Prokuroria monitoron procesin e
Zgjedhjet në veri të Kosovës

KOSOVË- Prokurori i Shtetit përmes një njoftim për media ka bërë të ditur se është duke mbikëqyrur procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat e Republikës së Kosovës, për kryetar të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviç.

Në njoftim thuhet se, që nga ora 7 e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët së bashku me Policinë e Kosovës janë të angazhuar, në stacione policore të 4 komunave, për të mbikëqyrur nga afër mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Gjithashtu, në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar edhe gjyqtarët kujdestarë të cilët janë në gatishmëri për çdo eventualitet.

“Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore”, thuhet në komunikatën e bërë për media.  

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. 

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll