Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Mediat nuk lejohen të marrin pamje brenda pikave të votimit, Radoniçi: KQZ-ja nuk ka dhënë asnjë urdhër për këtë

Radoniçi tha se nuk ka dhënë urdhër që mediat të mos lejohen të marrin pamje brenda vendvotimeve.

23 Prill 2023, 11:49 Nga a.l
Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Mediat nuk lejohen të marrin
Gazetarët në veri të Kosovës

KOSOVË- Vijon procesi i votimit në katër komunat në veri të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar. Siç raportojnë mediat kosovare, gazetarët nuk janë lejuar të marrin pamje brenda pikave të votimit. Ata janë penguar nga anëtarët e KKZ-së. Lidhur me këtë është pyetur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, i cili tha se nuk ka dhënë urdhër që mediat të mos lejohen të marrin pamje brenda vendvotimeve.

Nuk ka urdhër për mos tu lejuar mediat, mediat janë të lira që të marrin pamje ka qenë një konfuzion përmes doracakut. Ka ndonjë keqkuptim”, tha Radoniçi.

 Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. 

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll