Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Radoniçi: Procesi i votimit po shkon në rregull, qytetarët të dalin në votime

Sipas Radoniçit, ende s’dihet numri i votuesve që kanë dalë në zgjedhje, teksa shtoi se në këtë qendër në Lagjen e Boshnjakëve kanë votuar 60 persona. 

23 Prill 2023, 11:44 Nga a.l

 

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Radoniçi: Procesi i votimit
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi

 

KOSOVË-  Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi ka vizituar qendrat e votimit në veri. Kryetari i KQZ-së ftoi qytetarët të dalin në votime.

Sot si përfaqësues i KQZ-së se bashku me anëtarët tjerë erdhëm me pa qendrat e votimit. Procesi është duke shkuar në rregull, nuk ka ndonjë problem, ftoj qytetarët e katër komunave të dalin në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë. Ne si KQZ kemi ndërmarrë të gjitha masat që procesi të shkojë në rregull.  Siguria është në nivel”, tha ai para mediave.

Sipas Radoniçit, ende s’dihet numri i votuesve që kanë dalë në zgjedhje, teksa shtoi se në këtë qendër në Lagjen e Boshnjakëve kanë votuar 60 persona. 

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. 

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll