Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Voton kandidati për kryetar i LLV-së, Atiç: Ditë të mira po vijnë për Mitrovicën e veriut

Pas hedhjes së votës, Atiç u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.

23 Prill 2023, 11:39 Nga a.l
Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Voton kandidati për kryetar i
Erden Atiq

Vijon procesi i votimit nga qytetarët në Mitrovicën e Veriut. Në Lagjen e Boshnjakëve të drejtën e tij për të votuar e ka ushtruar edhe kandidati për kryetar i LVV-së, Erden Atiç. Pas hedhjes së votës, Atiç u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese.

“Unë sapo e kreva obligimin qytetar, shpreh mundësinë që përmes juve me ju bo ftesë të gjithë qytetarëve të Mitrovicës veriore me dalë me votu në numër sa më të madh me përkrahë kandidatin që ata mendojnë që është më i miri”, tha ai.

Atiç shtoi se për Mitrovicën veriore po vijnë ditë të mira.

“Jam mëse i bindur që për Mitrovicën po vijnë ditë të mira, kanë përfunduar ditë kur komuna veriore e Mitrovicës është përmendur vetëm për konotacion të keq”, tha Atiç.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. 

zgjedhjet ne veri te kosoves erden atiq

Sondazh

Poll