Bota

'Serbëve u është bërë presion që të mos dalin në zgjedhje'/ Sveçla nga Mitrovica: Deri tani nuk ka incidente, policia është e përgatitur për siguri

Sveçla tha se ditët e fundit qytetarëve serbë u është bërë presion që të mos dalin në zgjedhje.

23 Prill 2023, 12:27 Nga a.l
'Serbëve u është bërë presion që të mos
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ndodhet në Mitrovicë për të ndjekur nga afër situatën e sigurisë në veri, ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Lepozaviç e Zubin Potok. Sveçla tha në një lidhje direkte për televizionin publik se nuk ka incidente dhe se presin që dita të përfundojë e qetë. 

Unë sot jam në Mitrovicë dhe po e përcjellim situatën sa i takon çështjeve të sigurisë. Situata është stabile, e qetë. Nuk kemi incidente dhe presim që dita të përfundojë e qetë”, tha Sveçla.

Ministri tha se këto zgjedhje janë më ndryshe për shumë arsye, edhe sa i takon aspektit të sigurisë.

Për dallim prej më herët, nuk ka incidente”, tha ai.

Sveçla tha se ditët e fundit qytetarëve serbë u është bërë presion që të mos dalin në zgjedhje.

Por përndryshe sot nuk vërehet ndonjë tendencë për eskalim të situatës”, tha Sveçla.

Ai tha se presin që të rritet numri i qytetarëve që do ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit. Lidhur me lokacionet e reja të votimeve, Sveçla tha se bashkë me KQZ-në është vlerësuar se zgjidhja më e mirë është të gjenden hapësira alternative.

Kjo nuk do të thotë pamundësim të pjesëmarrjes në votime. Edhe kushtet e punës janë mëse komode. Edhe për votuesit vendvotimet janë të identifikuara dhe nuk shoh ndonjë problem të veçantë”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se Policia e Kosovës kurrë s’ka qenë më e përgatitur për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët. 

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative. 

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll