Bota

Tornado godet qendrën e Mianmarit, 6 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Të plagosurit po trajtohen në spitalet në Territorin e Bashkimit Nay Pyi Taw.

23 Prill 2023, 10:50 Nga a.l
Tornado godet qendrën e Mianmarit, 6 të vdekur dhe mbi 100 të
Tornado në Mianmar

INDI- Gjashtë persona u vranë dhe 109 të tjerë u plagosën pasi një tornado vdekjeprurëse goditi qendrën e Mianmarit të premten. Departamenti i Shërbimeve të Zjarrfikësve të Mianmarit, njoftoi se tornado goditi fshatrat në qytezën Lewe të Territorit të Unionit Nay Pyi Taë rreth orës 18:45 me orën lokale (GMT 1215) të premten, shkruajnë mediat e huaja. 

"Gjashtë vdiqën në vend dhe 109 të tjerë u plagosën për shkak të erërave të forta. 16 nga të plagosurit ishin në gjendje kritike," tha një oficer i policisë lokale për Xinhua të shtunën, duke shtuar se nuk u raportuan më vdekje deri këtë mëngjes.

Departamenti i shërbimeve zjarrfikëse shtoi se më shumë se 200 shtëpi gjithashtu u dëmtuan për shkak të tornados. Të plagosurit po trajtohen në spitalet në Territorin e Bashkimit Nay Pyi Taw. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.

tornado ne mianmar

Sondazh

Poll