Bota

Forcat ruse vënë 'në shënjestër Kharkivin, bombardojnë me raketa S-300

Një alarm për sulm ajror u ngrit në të gjithë qytetin dhe rajonin.  Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv, Oleh Syniehubov, u tha banorëve se ushtria ruse po godiste përsëri dhe u bëri thirrje njerëzve të strehohen dhe të mos injorojnë sirenat e sulmit ajror.

23 Prill 2023, 10:45 Nga a.l
Forcat ruse vënë 'në shënjestër Kharkivin,
Pamje nga sulmi në Kharkiv

UKRAINË- Rajoni Kharkiv është përballur me bombardime të njëpasnjeshme nga ushtria ruse, mbrëmjen e së shtunës me 22 prill, ku u raportuar gjithsej 5 goditje të forta. Lajmin e ka bërë të ditur, kryebashkiaku Ihor Terekhov përmes Telegramit.

“Kharkovi është nën zjarr”, shkroi Terekhov.

Një alarm për sulm ajror u ngrit në të gjithë qytetin dhe rajonin.  Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv, Oleh Syniehubov, u tha banorëve se ushtria ruse po godiste përsëri dhe u bëri thirrje njerëzve të strehohen dhe të mos injorojnë sirenat e sulmit ajror, shkruajnë mediat e huaja. 

Policia rajonale u kërkoi qytetarëve që të gjitha goditjet të raportojnë në linjën telefonike 102. Administrata më vonë raportoi se armiku përdori raketa S300 në sulmin e fundit.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll