Bota

E rëndë në Itali/ 35-vjeçari plagos mjeken psikiatre jashtë spitalit, 55-vjeçarja në gjendje kritike për jetën

Ndonëse psikiartja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjendja e saj është shumë e rëndë. 

23 Prill 2023, 11:06 Nga a.l
E rëndë në Itali/ 35-vjeçari plagos mjeken psikiatre
Mjekja

ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi ka sulmuar një mjeke psikiatre në Piza.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet jashtë spitalit Santa Chiara pasditen e së premtes. Mediat vendase raportojnë se aktualisht mjekja ndodhet në spital, ndërsa gjendja e saj është kritike. Ndonëse psikiartja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjendja e saj është shumë e rëndë. 

35-vjeçari u vu në pranga në orën 4 të mëngjesit nga policia. Ai akuzohet për tentativë vrasje me paramendim të psikiatres Barbara Capovani. Deri më tani nuk dihen motivet e plagosjes së mjekes.

plagosje ne itali

Sondazh

Poll