Bota

PREKËSE/ Ushtari ukrainas surprizon vajzën e tij në shkollë, takohen mes lotësh pas disa muajsh (ME VIDEO)

Ndërsa agresioni rus në Ukrainë vijon, qytetarët përpiqen që të vijojnë jetën normalisht. 

21 Prill 2023, 20:01 Nga a.l
PREKËSE/ Ushtari ukrainas surprizon vajzën e tij në shkollë,
Ukrainë

Në media është duke qarkulluar një video prekëse, ku një ushtar ukrainas vendos t'i bëjë një suprizë vajzës së tij në shkollë. Ushtari ukrainas gjeti pak kohë për të vizituar vajzën e tij të cilën nuk e kishte takuar prej muajsh.  Ajo ishte në orën e mësimit, kur befasisht babai i saj u shfaq në derën e klasës me rroba të kamufluara.

Vajza mbeti e habitur për një moment, dhe vrapoi që ta përqafojë e përlotur. ]

Ndërsa agresioni rus në Ukrainë vijon, qytetarët përpiqen që të vijojnë jetën normalisht.  Disa nga institucionet më të rëndësishme siç është shkolla vijojnë të jenë të hapura.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll