Aktualitet

613 kg kokainë/ Krimet e Rënda pranojnë kërkesën për ‘gjykim të shkurtuar’ për Arbër Çekajn

30 Shtator 2019, 09:11 Nga DOSJA
613 kg kokainë/ Krimet e Rënda pranojnë kërkesën

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për ‘gjykim të shkurtuar’ për Arbër Çekajt, Donald Lushaj dhe Armando Pezakut, të arrestuar për 613 kg kokainë të kapur në konteinerët me banane në Maminas. Pasi gjykata do të japë dënimin për ta, të 3 të sipërpërmendurit do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën e masës së dhënë. Mbi Arbër Çekajn rëndojnë akuzat “grup kriminal” dhe “trafik ndërkombëtar droge”.

Në seancën e sotme Çekaj është shfaqur në gjykatë krah menaxherit Donald Lushaj dhe Armando Pezakut, shoferi i kamionit ku u kapën 613 kg kokainë. Ai ishte i qeshur, me një këmishë gri dhe herë pas here bënte muhabet me gardianin.

Gjatë dëshmisë së tij Armando Pezaku, shoferi i kamionit deklaroi nuk ka pasur fare dijeni për drogën.  “Jam vetëm një shofer. Nuk kam pasur dijeni. Me 340 mijë lekë mbaj familjen sepse jam në gjendje të vështirë ekonomike”, është shprehur Pezaku.

Arbër Çekaj u arrestuar në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij. Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menazheri i kompanisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj burg per arber cekajn kokaina ne maminas arber cekaj burg per arber cekajn kokaina ne maminas

Sondazh

Poll