Aktualitet

I qeshur, Arbër Çekaj kërkon “gjykim të shkurtuar”, gjykata tërhiqet për vendimin

30 Shtator 2019, 09:21 Nga DOSJA
I qeshur, Arbër Çekaj kërkon “gjykim të

Tiranë– Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca ndaj Arbër Çekajt. Ai sot është përballur me akuzat dhe ka kërkuar “gjykim të shkurtuar”. Çekaj u shfaq sot i veshur me një këmishë gri, i qeshur dhe herë pas here bënte muhabet me gardianin.

Pas kësaj kërkese gjykata është tërhequr për të marrë një vendim. Në seancën e sotme Çekaj është shfaqur në gjykatë krah menaxherit Donald Lushaj dhe Armando Pezakut, shoferi i kamionit ku u kap kokaina. Edhe këta të fundit kanë kërkuar “gjykim të shkurtuar”.

Arbër Çekaj u arrestuar në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij.  Ai është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij. Gjykata për të arrestuarit ka dhënë masës e sigurisë “arrest me burg”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arbër çekaj kërkon gjykim të shkurtuar burg per arber cekajn kokaina ne maminas arbër çekaj kërkon gjykim të shkurtuar burg per arber cekajn kokaina ne maminas

Sondazh

Poll