Aktualitet

137 kg kokainë/ PD: Kompania ‘Alba Exotic’ ka bërë 151 udhëtime

30 Shtator 2019, 08:55 Nga DOSJA
137 kg kokainë/ PD: Kompania ‘Alba Exotic’ ka bërë

Tiranë– Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar për drogën e kapur në portin e Durrësit, për 137 kg kokainë. Tabaku thekson se kompania ‘Alba Exotic Fruit’, në konteinerët e së cilës ishte fshehur droga, ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar.

Reagimi i plotë

Shqipëria e cila kërkon integrimin në BE është kthyer në një vend kyç sa i takon drogërave, janë 3 raste të paraqitura për publikun këto ditë që vërtetojnë protagonizmin (ashtu si është bërë e udhës këto 6 vitet e fundit) në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Rasti më i bujshëm ishte ai i disa ditëve më parë ku një sasi rekord kokaine u kap falë ndërhyrjes se DEA-s. Por porositësi i shpëtoi aksionit.

Faqja që tregon udhëtimet e anijeve me ngarkese zbulon se kompania Alba Exotic Fruit shpk, ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar. Secili prej nesh e ka të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar.

Një nga kriteret e vendosura nga Bundestag lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shndërrimin e Shqipërisë në një bazë për drogat e forta dhe nyjë në trafikun ndërkombëtar.

Integrim do të thotë plotësimi kushteve, kjo e fundit do të thotë vullnet politik dhe kjo mungon. Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të jenë peng i politikës së kësaj qeverie dhe mazhorancë. Shqipëria ka nevojë për politikanë seriozë, për rezultate konkrete e jo për propagandë. Trafiku i drogës e lufta ndaj krimit të organizuar përherë e më shumë po theksohen si kritere si shkak i mungesës së progresit në to!

Nuk është kjo Shqipëria që meritojnë fëmijët tanë, nuk është kjo rruga Europiane e Shqipërisë! Me Edi Ramën nuk mund te ketë Shqipëri europiane!

Disa ditë më parë u godit një tjetër rast i trafikutë kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit. Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jorida tabaku kokaina ne portin e durresit kompania ‘alba exotic fruit jorida tabaku kokaina ne portin e durresit kompania ‘alba exotic fruit

Sondazh

Poll