Bota

Sulmet në Sudan hyjnë në javën e dytë/ Ushtria lejon evakuimin e shtetasve të huaj dhe diplomatëve

Shefi i ushtrisë Fattah al-Burhan ra dakord për të lehtësuar dhe siguruar largimin e tyre “në orët e ardhshme”.

22 Prill 2023, 14:10 Nga f.i
Sulmet në Sudan hyjnë në javën e dytë/ Ushtria lejon
Sudan

SUDAN- Ushtria e Sudanit ka lejuar sot evakuuimin e diplomatëve dhe shtetasve të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Kinës. Mediat e huaja raportojnë se ushtria sudaneze në fillimin e javës së dytë nga sulmet e përgjakshme ka dhënë një deklaratë ku ka lejuar largimin e shtatasve të huaj nga Sudani.

Shefi i ushtrisë Fattah al-Burhan ra dakord për të lehtësuar dhe siguruar largimin e tyre “në orët e ardhshme”, thuhet në deklaratë. Megjithatë janë ngritur pyetje se si do të ndodhë evakuuimi pasi aeroporti kryesor ndërkombëtar i Sudanit është i mbyllur dhe miliona njerëz janë të strehuar brenda.

Situata në terren është duke u përkeqësuar. Shumë banorë të kryeqytetit Khartoum janë bllokuar brenda për një javë dhe deri në 20,000 refugjatë nga rajoni Darfur i Sudanit kanë ikur në Çad ditët e fundit, sipas një deklarate nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët. Më shumë se 400 njerëz janë vrarë dhe 3,550 janë plagosur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Njoftimet për evakuime erdhën pasi përleshjet e reja midis dy grupeve shkatërruan një armëpushim tre-ditor të shpallur për festën myslimane të Bajramit.

sulme ne sudan

Sondazh

Poll