Aktualitet

Shqiptari akuzohet për rrëmbimin e 29-vjeçares në Maltë, e detyroi të kryente veprime seksuale, Policia e arreston

29-vjeçarja mësohet se ka qenë duke pritur në një stacion autobusi kur shqiptari i është ndalur dhe i ka ofruar një udhëtim. Kur ajo refuzoi, Gjorna dyshohet se doli nga furgoni dhe e futi atë në të, duke e rrëmbyer.

22 Prill 2023, 14:07 Nga A.B
Shqiptari akuzohet për rrëmbimin e 29-vjeçares në
Ilir Gjorna

MALTË- Ilir Gjorna, me banim në Maltë ka mohuar të ketë rrëmbyer një grua nga një stacion autobusi dhe të ketë abuzuar seksualisht me të. Sipas mediave të huaja, shqiptari u akuzua për rrëmbimin e gruas malteze, kryerjen e një akti seksual jo konsensual ndaj saj, duke e mbajtur atë kundër vullnetit të saj, nënshtrimin e gruas ndaj akteve të padëshiruara të intimitetit fizik.

29 vjeçarja mësohet se ka qenë duke pritur në një stacion autobusi kur shqiptari i është ndalur dhe i ka ofruar një udhëtim. Kur ajo refuzoi, Gjorna dyshohet se doli nga furgoni dhe e futi atë në të, duke e rrëmbyer. Pasi ajo ndodhej brenda automjetit, prokuroria pretendon se ai ka vazhduar të mbajë forcërisht gruan dhe ka tentuar ta detyrojë të kryejë seks oral.

Gjorna, i cili tha në gjykatë se ishte një marangoz slloven, ishte larguar nga ishujt menjëherë pas incidentit dhe u arrestua në aeroport pas kthimit të tij në Maltë.

Avokati Mario Buttigieg, avokat mbrojtës, i tha gjykatës se burri deklarohej i pafajshëm për akuzat.

Avokati i akuzës, Angele Vella, kërkoi nga gjykata lëshimin e një urdhri mbrojtjeje në favor të viktimës së pretenduar, të cilin gjykata e la në fuqi menjëherë.

Gjykata e paralajmëroi të akuzuarin se shkelja e këtij urdhri do ta dënonte me gjobë prej 7000 € ose me burgim./Dosja.al

ilir gjorna

Sondazh

Poll